Shuhet zjarri në pyllin e Poros në Vlorë, vijon monitorimi për vatra aktive

Shuhet zjarri në pyllin e Poros në Vlorë, vijon monitorimi për vatra aktive

Situata nga zjarri ditën e djeshme VLORË- Situata në pyllin e Poros duket se është normalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, pasi në brendësi të pyllit ka ende vatra aktive, ku vijon djegia e trungjeve.  Pasditen e djeshme, zjarri mori përmasa të mëdha pasi u përhap në një sipërfaqe të gjerë pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar ekosistemin e pasur të zonës së mbrojtur. Zjarri ka vijuar për rreth dy ditë, me flakët të favorizuara nga era që u përhapën drejt Pishë-Poros, ndërsa retë e tymit u përhapën deri në Vlorë. Shërbimi zjarrfikës, ushtria dhe emrgjencat civile u angazhuan për të ndaluar përhapjen e...