Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas 6 muajsh, Kosova i jep fund ngërçit politik, kush është Dimal Basha që mori drejtimin e Kuvendit
Pas gati 6 muajsh ngërç politik, deputetët e Kosovës kanë zgjedhur ditën e djeshme me shumicë votash, Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit. Dimal Basha, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, mori 73 vota pro, ndërsa 30 deputetë votuan kundër. Ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar dhe një nga emrat e pestë të propozuar nga LVV. Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, Basha shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë, duke theksuar përgjegjësinë që sjell kjo pozitë dhe rëndësinë e bashkimit kombëtar për mbrojtjen e sovranitetit të vendit. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Dimal Basha...