Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Netanyahu nuk dorëzohet para protestave, vijon ofensivën duke vrarë dhe zhvendosur palestinezë
Ushtria izraelite po vijon ofensivën më thellë në qytetin e Gazës, duke shkatërruar lagje të tëra dhe duke i lënë familjet palestineze pa asnjë vend të sigurt për të shkuar, teksa kërkon të pushtojë qendrën më të madhe urbane të Rripit, ndërsa një zi buke e shkaktuar nga Izraeli ka kapluar enklavën e rrethuar. Videot e publikuara nga Al Jazeera treguan palestinezët që iknin nga zona as-Saftawi, në veri të qytetit të Gazës, ndërsa Izraeli përpiqet të detyrojë afër 1 milion banorë të zhvendosen në jug drejt zonave të përqendrimit, shkruan A2 CNN. Pamjet filmike kapën radhë të gjata burrash, grash dhe fëmijësh që lëviznin përgjatë rrugëve me pluhur dhe të shkatërruara, shumë prej tyre mbanin çanta, batanije dhe dyshekë. Disa shtynin karroca të mbushura...