Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump sulmon Lavrovin: Ato që thotë për Zelensky-n janë budallallëqe
Pavarësisht manipulimeve ruse, presioneve të Kievit dhe shqetësimeve të Evropës, Uashingtoni vijon të ecë drejt një rendi të ri botëror ku prioritetet nuk janë më në Ukrainë, por te kontrolli i armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën (përpara skadimit të marrëveshjes “New Start” në shkurt 2026) dhe te interesat ekonomike. Megjithatë presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratat e ministrit të Jashtë rus, Sergei Lavrov, mbi legjitimitetin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Nuk është e rëndësishme ajo që thonë, të gjithë bëjnë sikur, janë budallallëqe”, tha ai. Por nuk u ndal vetëm këtu. Disa fjalë i pati edhe për Ukrainën. “Ukraina mendonte se mund të mposhte dikë 15 herë më të madh. Dua që kjo luftë të marrë fund. Për ta bërë...