Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Hiqni miqësinë me hebrenjtë në Facebook!” Propozimi i profesorit të drejtësisë ndez polemikat në Itali
                            Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin nga lista e miqve në Facebook personat hebrenj, si një formë presioni ndaj Izraelit për luftën në Gaza, ka ngjallur polemika në vendin fqinj. Propozimi, i shpërndarë nga vetë profesori në rrjetet sociale, ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga akademikë dhe politikanë. Në reagimin e tij ndaj situatës në Gaza dhe viktimave civile, profesori Luca Nivarra e cilësoi “holokaust palestinez” ofensivën izraelite dhe sugjeroi një bojkot social të personave hebrenj, madje edhe të atyre që deklarojnë publikisht kundërshtimin e tyre ndaj politikave të qeverisë izraelite. “Nuk dua të përzihem në çështje që nuk më prekin drejtpërdrejt, por meqenëse kemi shumë pak mjete për të kundërshtuar...