Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Zjarr i madh në Peshkopi, digjet i gjithë pallati – banorët shpëtojnë pa lëndime
                            Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat në qytetin e Peshkopisë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Flakët nisën rreth orës 02:00 nga kati i tretë i ndërtesës dhe u përhapën me shpejtësi, duke djegur të gjithë objektin. Fatmirësisht, banorët u evakuuan në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Pamjet nga vendngjarja tregojnë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe policisë, të cilat arritën të shmangnin një tragjedi njerëzore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në shpërthimin e flakëve.