Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rruga Qukës–Qafë Plloçë, pamje fantastike dhe investim strategjik
Rruga Qukës–Qafë Plloçë, e njohur si një nga aksit më të rëndësishëm lidhës mes Librazhdit dhe Pogradecit, shtrihet në një zonë të thyer malore e me pamje panoramike mbresëlënëse. Ajo ndjek kreshtat dhe shpatet e maleve të thepisura, ndërsa në disa pika ofron një horizont të gjerë që kap lugina të thella, pyje të dendur dhe majat që rrethojnë zonën. Një prej pamjeve më të veçanta panoramike të kësaj rruge është pikërisht në segmentet ku ajo ngjitet drejt Qafë Plloçës: nga aty shfaqet poshtë lugina e Shkumbinit, kurse më larg shihen siluetat e maleve të Mokrrës e deri në vijën e liqenit të Pogradecit. Kthesat e shumta e bëjnë rrugën sfiduese, por njëkohësisht ofrojnë peizazhe që ndërthurrin bukurinë natyrore me punën inxhinierike të ndërtimit të...