Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rrëfimi i sinqertë i Kean: Isha në një gropë të zezë, Fiorentina më ndihmoi të rilindja
Moise Kean ka zgjedhur “ta hapë zemrën” në një intervistë për “GQ Italia”, ku është edhe protagonist i kopertinës së shtatorit. Sulmuesi i Fiorentinës ka folur për rrugëtimin e tij, vështirësitë e kaluara dhe motivimin e ri që ka gjetur me fanellën vjollcë: “Fiorentina arriti të nxirrte më të mirën nga unë, më ofroi ndihmë të madhe. Ndihesha sikur kisha rënë në një gropë të zezë, por klubi vjollcë më dha besim të jashtëzakonshëm. Nuk doja të zhgënjeja një skuadër dhe një qytet që më pritën kaq pozitivisht, doja t’i shpërbleja njerëzit që më dhanë një mundësi kaq të madhe”. Një sakrificë që nisi herët: “Për të luajtur futboll, në moshën 13-vjeçare lashë gjithçka pas: nënën time, familjen, shokët. Ishte e vështirë dhe, në një...