Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Messi dhe CR7, dueti antagonist i papërsëritshëm në futboll. Si Magic dhe Bird në NBA…
Sezoni i ri ka nisur. Çdokush po jep maksimumin për t’i kënaqur tifozët e vet. Shumë lojtarë të rinj premtues ëndërrojnë të arrijnë majat, shumë kampionë premtojnë spektakël. E megjithatë, diçka nuk shkon… Për një arsye të çuditshme, nuk arrijmë dot t’i harrojmë Messin dhe Cristiano Ronaldon. Mjafton një gjest, edhe jashtë fushe, dhe menjëherë mediat nga e gjithë bota rendin pas tyre, sikur të mos i rezistonin dot magjisë së këtyre dy legjendave. Në fakt, nuk duhet të ishte kështu. Messi tani luan në SHBA, ka zgjedhur MLS për të qëndruar i qetë, duke bërë atë që ende e dëshiron (të luajë futboll), pa presione të mëdha. Cristiano Ronaldo, gjithmonë konkurrues, vrapon drejt objektivit madhështor të 1000 golave me fanellën e Al-Nassr, i bindur...