Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik dhe duke bllokuar dhjetëra banorë brenda apartamenteve. Sipas informacioneve paraprake, katër persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa banorët e tjerë janë evakuuar nga godina. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.