Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë
Sipas informacioneve të policisë, drejtuesi i automjetit, një shtetas 73-vjeçar, ka shkaktuar aksidentin, si pasojë e të cilit viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje. “Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.”, njofton policia.