Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ukraina pranon se Rusia ka hyrë në rajonin kyç të Dnipropetrovskut
Forcat ukrainase kanë pranuar se ushtria ruse ka kaluar kufirin lindor të rajonit Dnipropetrovsk, një zonë industriale kyçe në Ukrainën qendrore-lindore, dhe po përpiqet të krijojë një bazë të qëndrueshme në territorin e ri. “Ky është sulmi i parë i një shkalle kaq të gjerë në rajonin e Dnipropetrovskut“, deklaroi Viktor Trehubov, përfaqësues i Grupit Operativo-Strategjik të Trupave të Dnipro-s për BBC, duke theksuar se përparimi rus është ndalur për momentin. Rusia ka pretenduar prej muajsh se ka hyrë në këtë rajon, ndërsa trupat e saj përpiqen të shtyjnë vijat e frontit përtej rajonit të Donetskut, duke avancuar më thellë në territorin ukrainas. Në fillim të qershorit, zyrtarët rusë deklaruan se një ofensivë e re kishte nisur në Dnipropetrovsk, por raportet më të fundit nga...