Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mot i keq me stuhi në disa rajone të Francës, Italisë dhe Britanisë! Paralajmërime për banorët, dëme të mëdha materiale
Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta. Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të martë bregdetin e Francës, me valë deri në pesë metra. Autoritetet urdhëruan menjëherë mbyllen e plazheve për të mbajtur të sigurt pushuesit, ndërsa helikopterët e sigurisë po monitorojnë gjithë vijën bregdetare. Itali po përballet gjithashtu me një stuhi të fortë, me shi, breshër dhe erëra që tejkalojnë 100 kilometër për orë, që ka shkaktuar dëme të mëdha e shkatërrim në shumë zona. Përmbytje, qindra pemë të rrëzuara, dhjetëra automjete të dëmtuara dhe dëme në resortet e plazheve dhe të mbjellat, ndërkohë që operacionet e shpëtimit janë në terren. Në rajonin e Emilia-Romagna po përgatitet të shpallet gjendja e emergjencës. Autoritetet...