Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Këngëtari Jozi në shënjestër/ Plas eksplozivi pranë banesës në Kurbin, gjenden gëzhoja pranë vendngjarjes
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushë Kuqe, Kurbin, ku një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një banese. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D. (alias M. B.) u hodh një lëndë plasëse e dyshuar si artizanale. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se shënjestra e mundshme e këtij sulmi ka qenë këngëtari Jozi, një emër i njohur për publikun shqiptar. Për pasojë, porta e banesës u dëmtua lehtë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën këqyrjen e perimetrit përreth. Gjatë kontrollit, hetuesit...