Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Një “VAJZË” që ndez Shqipërinë!
Ju ftojmë të ndiqni tre ditët magjike të edicionit të tretë të “Vajzë Fest 2025”, festës së traditës dhe trashëgimisë në fshatin e vogël që u bë sofra e madhe e Labërisë, por jo vetëm, e krejt Shqipërisë. Në këtë udhëtim tre-ditor, Vajza u bë altari i mallit, i historisë, i kulturës, i etnografisë, i mikpritjes dhe i dashurisë. “Vajzë Fest 2025”, nuk u përjetua thjesht si një aktivitet, por si një rit i shenjtë i identitetit. “Vajzë Fest 2025”, është tashmë më shumë se një ngjarje, është kthimi i përvitshëm i një besëlidhjeje me rrënjët, është ftesa për ta parë vendlindjen jo vetëm si kujtim, por si skenë të shpirtit dhe krenarisë sonë kombëtare.