Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Mori paratë borxh, por nuk ia ktheu, nën hetim 62-vjeçari në Gjirokastër
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. Z., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi i ka marrë një shumë parash, një 40-vjeçari, duke e mashtruar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.