Trump propozon masë ekstreme: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Trump propozon masë ekstreme: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan. “Nëse dikush vret dikë në Uashington, ne do të kërkojmë dënim me vdekje”, ka thënë Trump në një takim të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë. “Është masë e fuqishme parandaluese dhe secili që ka dëgjuar për të, pajtohet”. Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit. Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981. Kryeqyteti amerikan ka status...