Asist dhe 63 minuta në fushë, Armando Broja debuton zyrtarisht për sezonin 2025-26 (VIDEO)

Asist dhe 63 minuta në fushë, Armando Broja debuton zyrtarisht për sezonin 2025-26 (VIDEO)

26 Gusht 2025 22:41 Telesport Armando Broja debutoi sonte zyrtarisht për sezonin 2025-26 me ekipin e tij të ri, Burnley. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i rreshtuar mes titullarëve në radhët e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derby County. Dhe që në minutën e katërt të takimit, me prekjet e para, ai u tregua vendimtar. Pasi mori topin në zonë, Broja shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsey i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për ekipin e Bërnlit, duke falënderuar Brojën për asistin e dhënë. 63 minuta pozitive sidomos per te gjetur kondicionin fizik teksa po afrojne ndeshjet e shtatorit per Shqiperine e Sylvinhos (miqesore ndaj Gjibraltarit dhe sfida vendimtare ndaj Letonise). VIDEO E ASISTIT