Zjarr në katin e parë të një pallati në Lushnjë

Zjarr në katin e parë të një pallati në Lushnjë

Një biznes është përfshirë nga flakët në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë. Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një defekt në linjën elektrike. Tymi është përhapur menjëherë në të gjithë palltain 15-katësh, ndërkohë që banorët po largohen nga pallati. Raportohet se një grua është asfiksuar si pasojë e tymit. Në vendngjarje kanë mbërritur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse.