Merr flakë pallati në Lushnjë, një grua e asfiksuar. Të bllokuar disa banorë në katet e fundit

Merr flakë pallati në Lushnjë, një grua e asfiksuar. Të bllokuar disa banorë në katet e fundit

Një pallat 15-katësh në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë, është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakë masive, duke rezultuar në asfiksimin e një gruaje. Sipas informacioneve të gazetares së Klan News, Anila Sefa, zjarri është shkaktuar nga kabina e rrymës elektrike, duke u përhapur më pas në katet e mësipërme. Përveçse gruas së asfiksuar, kanë mbetur të bllokuar disa banorë në katët e fundit të këtij pallati. Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhen dy ambulanca dhe një mjet zjarrfikës.