Bota e shokuar për vrasjen e gazetarëve, Izraeli: Hamas po na përgjonte me kamera, ishte aksident tragjik

Bota e shokuar për vrasjen e gazetarëve, Izraeli: Hamas po na përgjonte me kamera, ishte aksident tragjik

Hamas kishte vendosur një kamera për monitorimin e lëvizjeve të forcave izraelite pranë spitalit të Nasser në Gaza, i sulmuar të hënën nga Izraeli. Kështu pretendon IDF, në një raport fillestar lidhur me ngjarjen që është dënuar ashpër nga ndërkombëtarët. Të paktën 20 persona mbetën të vrarë në sulmin e ndodhur në Khan Junis, mes të cilëve edhe 5 gazetarë që punonin për agjenci si Reuters apo Associated press. Në të shtohet se 6 prej të vrarëve ishin terroristë, dhe se hetime të mëtejshme do të zhvilloheshin për të hedhur dritë të plotë mbi ngjarjen. Zyra për të drejtat e njeriut të OKB tha se vrasja e gazetarëve duhet të shokojë botën, ndërsa Netanjahu foli më herët për një aksident tragjik. Kryeministri britanik, Starmer e...