Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra aktive, në pyllin e Pishë-Poros flakët jashtë kontrollit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra aktive, në pyllin e Pishë-Poros flakët jashtë kontrollit

zjarrfikësit TIRANË-Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim lidhur me vatrat e zjarrit në vendin tonë dhe situatën e tyre. Nga ora 9 e mëngjesit, deri në orën 19:30, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga këto, tetë prej tyre janë shuar, katër janë ende aktive, ndërsa një në monitorim. Aktive mbeten vatrat në pyllin e Pishë-Poros në Vlorë, në fshatin Bogovë të Skraparit, në Parkun Natyror Gërmenj dhe në fshatin Pezë Helmës të Tiranës. NJOFTIMI; Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, datë 26.08.2025 deri në orën 19:30, datë 26.08.2025 , janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim. Ditën e djeshme datë 25.08.2025, rreth orës 15:00, në...