Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në vend po qarkullon viroza që prek stomakun, mjekët: Kujdes, se është infektive. Mos u vetëmjekoni!
Në vendin tonë po qarkullon një virozë e cila ka prekur rrugët e stomakut dhe zorrëve, duke sjellë tek shumë pacientë pështjellime që zgjasin 3–4 ditë. Mjekët e familjes në qendrat shëndetësore thonë se gastroenteritet e vërejtura së fundi janë të shkaktuara nga viruset dhe kanë sjellë simptomatikë komplekse. “Ky është një gastroenterit sezonal, inflamacion i stomakut dhe i zorrëve. Në shumë raste, pacientët kanë diarre dy-tri herë në ditë, nauze, të vjella, dhimbje stomaku, krampe abdominale, dhimbje muskulare, anoreksi dhe herë-herë shoqërohet me temperatura subfebrile deri në 37,5 gradë. Fluksi më i shtuar i pacientëve ka qenë në moshat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e vegjël,” thotë mjekja e familjes Barie Karasani. Mjekët thonë se duhet bërë kujdes me pacientët e prekur, pasi në...