Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Disa plagosen, të tjerë humbin jetën! Çdo ditë përfshihen në aksidente rrugore mesatarisht 5 persona
Një pjesë plagosen e të tjerë humbin jetën… në rrugët e vendit përfshihen në aksidente rrugore mesatarisht 5 persona çdo ditë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit ndodhën 636 aksidente rrugore me pasojë vdekjen apo dëmtimin e 883 vetëve. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se pjesa dërrmuese e aksidenteve rrugore në harkun e muajve janar-qershor ndodhën për faj të drejtuesve të automjeteve. 88 aksidente u shkaktuan nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga kalimtarët. Vitin e shkuar u shkaktuan gjithsej 2 mijë e 88 aksidente rrugore për shkak të së cilave 175 vetë humbën jetën. Në 2023-shin pati 1 mijë e 539 aksidente rrugore me 192 fatalitete. Ajo që bie në sy në drejtim të shkaktarëve...