Mesazhi i Nelly Furtado për ata që gjykojnë trupin e saj, me performancën e saj në Manchester Pride

Mesazhi i Nelly Furtado për ata që gjykojnë trupin e saj, me performancën e saj në Manchester Pride

Këngëtarja kanadeze Nelly Furtado ka dërguar një mesazh të fuqishëm për kritikët që gjykojnë trupin e saj, duke zgjedhur të flasë përmes artit dhe stilit të saj. Gjatë performancës së saj në Manchester Pride në Angli, më 24 gusht, Furtado u shfaq me një T-shirt të bardhë oversize, në të cilin ishte vizatuar një trup femre, i përshtatur me përmasat e saj. Veshja përfshinte një trup të vizatuar me bluzë të shkurtër, reçipeta të zeza, minifund xhins dhe rrip të artë të stolisur me shkëlqim, ku shkruhej “Whoa Nelly”. Pamja u kompletua me çorape rrjete me shkëlqim, doreza rozë dhe çizme shumëngjyrëshe, duke e kthyer çdo element të saj në një deklaratë të fuqishme kundër gjykimeve për pamjen trupore,përcjellë KultPlus. Furtado ka sqaruar publikisht se...