Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Takimi në Alaskë/ Reuters zbulon se çfarë i ka ofruar SHBA, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Zyrtarë amerikanë dhe rusë të qeverisë diskutuan disa marrëveshje energjetike në margjinat e bisedimeve për paqen në Ukrainë që u mbajtën në muajin gusht, konfirmuan për Reuters pesë burime të njohura me këto bisedime. Marrëveshjet e propozuara do të shërbenin si një nxitje për Kremlinin që të pranojë paqen, ndërsa Uashingtoni do të lehtësonte sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, të cilat kanë izoluar vendin nga shumica e investimeve ndërkombëtare në sektorin energjetik. Çfarë konkretisht amerikanët i ofruan rusëve? Sipas tre burimeve, zyrtarët diskutuan mundësinë e rikthimit të Exxon Mobil në projektin rus të naftës dhe gazit Sahalin-1. Gjithashtu, katër burime thanë se u diskutua edhe mundësia që Rusia të blejë pajisje amerikane për projektet e saj të LNG-së,...