Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Komisioni Rregullator “vulos”, rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit/ Publikohet edhe lista e deputetëve për çdo qark
Komisioni Rregullator do të vulosë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në një mbledhje që do të zhvillohet më datën 28 gusht në orën 11:30. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator do të pasohet më pas me mbledhjen e parë të Kuvendit, ku do të zhvillohet edhe seanca e konstituimit. Ndërkohë që KQZ publikoi listën me rezultatin përfundimtar për çdo qark. Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate. Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.