Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosova me krizë të re! Nuk ka kompromis për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët serbe
Ligjvënësit kosovarë arritën të tejkalonin ngërçin kryesor drejt konstituimit të kuvendit, duke zgjedhur kryetarin e ri, por seanca ende nuk mund të quhet e përfunduar pasi nuk ka konsensus për 5 nënkryetarët. Pas 57 përpjekjesh të dështuara, deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha u zgjodh kryetar i kuvendit duke marrë 73 vota, 30 kundër dhe 8 abstenim. Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe një pjese të pakicave. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe votuan kundër. Në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh në krye të organit ligjvënës, Basha foli për përgjegjësinë që ndien, rëndësinë e Kuvendit dhe u bëri thirrje deputetëve për bashkëpunim....