Humbi dy vajzat në aksident, familja Dhimaku thirrje për ndihmë për djalin me leucemi

Humbi dy vajzat në aksident, familja Dhimaku thirrje për ndihmë për djalin me leucemi

Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur dyert e zisë. Familjarë e të afërm presin ngushëllime për dy vajzat e tyre, Elvisa dhe Rezina, të cilat humbën jetën gjatë një aksidenti me makinë. Mes lotësh dhe dhimbjes, ata tregojnë se dy motrat, 22 dhe 20 vjeç, ishin nisur për në Sarandë për të shitur prodhimet e tokës, me qëllim që të mblidhnin para për kurimin e vëllait të vogël me leucemi. Të afërmit e familjes Dhimaku kërkojnë ndihmë për kurimin e djalit 7-vjeçar me leucemi. Mes lotësh, ata tregojnë se vogëlushi ende nuk e di për vdekjen e dy motrave të tij. Mbrëmjen e 24 gushtit, makina e dy motrave Elvisa dhe Rezina Dhimaku u përplas nga 24-vjeçari Kevi Norra, i cili në gjendje të dehur...