E rëndë në Itali, afrikani abuzon me 60-vjeçaren, çfarë deklaroi në polici

E rëndë në Itali, afrikani abuzon me 60-vjeçaren, çfarë deklaroi në polici

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në parkun Tor Tre Teste në Romë, ku një grua 60-vjeçare është grabitur dhe përdhunuar nga një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia, i cili më pas është arrestuar nga karabinierët italianë pranë stacionit Termini. Autori i dyshuar kishte hyrë në Itali në vitin 2016 me leje qëndrimi humanitare, ndërsa në vitin 2024 kishte marrë leje të rregullt qëndrimi dhe punonte si punëtor ndërtimi në një kompani në Guidonia. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa viktima po shëtiste qenin. Sipas dëshmisë së saj: “Më tha që nëse bërtas, do të më presë fytin me thikë.” Pas sulmit, autori i mori telefonin dhe u arratis në këmbë drejt zonës së Terminit. Karabinierët arritën ta gjurmonin nëpërmjet...