Rama komenton për herë të parë tarifat e Trump: S’kemi asnjë shqetësim

Rama komenton për herë të parë tarifat e Trump: S’kemi asnjë shqetësim

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësuesen e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, u pyet për qëndrimin e tij ndaj tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump. Kryeministri tha se nuk është i shqetësuar për tarifat e vendosura. Rama u shpreh se qasja e Shqipërisë ndaj kësaj politike të re të administratës Trump është “e thjeshtë dhe komode për vetë pozicionin tonë, volumin e tregtisë që kemi me SHBA”. “A ka negociata mes Shqipërisë dhe administratës Trump”, u pyet Rama në konferencë. “Unë nuk kam asnjë koment për këtë, nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është qasje e thjeshtë dhe...