Studentët serb: Koha kur qeveria mund të persekutonte dhe vriste disidentët e saj ka mbaruar

Studentët serb: Koha kur qeveria mund të persekutonte dhe vriste disidentët e saj ka mbaruar

Studentët që bllokuan Akademinë e Studimeve Profesionale Politeknike kanë shpallur mbështetje të pakushtëzuar për avokatin Ivan Ninić, si dhe për të gjithë ata që, sipas tyre, janë vënë në shënjestër të regjimit të Aleksandar Vučić. Përmes një deklarate në rrjetin social “X”, studentët theksuan se “frika ka ndërruar anë” dhe se koha kur qeveria mund të persekutonte apo vriste disidentët ka marrë fund. Ata iu referuan fjalimit të Ninić në Kraljevë, pas të cilit avokati mori kërcënime përmes një videoje propagandistike të shpërndarë në grupin e “Telegram”-it “Koridor”. “Videoja ishte pothuajse identike me atë të transmetuar në Pink para vrasjes së Oliver Ivanoviçit”, thanë ata, duke e cilësuar këtë një praktikë të përsëritur kërcënimesh politike. Studentët akuzuan autorët e fushatës se sot e shpallin Ninićin...