Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zhegrova konfirmon pajisjen me pasaportë shqiptare, sulmuesi publikon bisedën me Ramën
Edon Zhegrova nga sot e tutje është një shtetas shqiptar. Me miratimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajt, sulmuesi 26-vjeçar pajiset me pasaportë shqiptare. Por në këtë çështje nuk kishte si mos të merrte pjesë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Edon Zhegrova ka publikuar në “Instastory” bisedën me kryeministrin e Shqipërisë. Rama i dërgon me foto dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare. Ndërsa ka publikuar bisedën me kryeministrin, Zhegrova shkruan gjithashtu: Krenar të jem shqiptar.