Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Rrëfime të Ushqimit” me Jeton Jagxhiun në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë dyert këtë të mërkurë, më 27 gusht, nga ora 17:00 deri në 19:00, për një ngjarje komunitare të veçantë: “Rrëfime të Ushqimit” me grafistin dhe studiuesin e kulturës ushqimore, Jeton Jagxhiu. Në këtë takim, Jagxhiu do të ndajë reflektime mbi bukën, gatimin dhe rolin e tyre në ndërtimin e identitetit kulturor të Kosovës. Ngjarja synon të shpalosë mënyrën se si ushqimi nuk është vetëm një nevojë bazike, por edhe një element i rëndësishëm i kujtesës dhe traditës shoqërore, transmeton KultPlus. Jeton Jagxhiu (i lindur në Prizren më 1972) është grafist dhe inxhinier i diplomuar në teknologjinë grafike. Përveç profesionit, ai është i angazhuar në hulumtimin e marrëdhënieve mes ushqimit, kulturës dhe identitetit, me theks të veçantë tek krahinat...