Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Fjodor Tjutçev: Kam njohur dy sy, oh ata sy…
Kam njohur sy-o, ata sy!Sa fort i desha, e di një Zot!Kish kaq magji dhe zjarr aty,Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot. N’atë vështrim të pakuptuarZbulohej jeta gjer në fund.Kish kaq pasion të përvëluarKaq pikëllim sa s’ka kurrkund! Dhe shihte rëndë, madhërishëm,Që nën qepallat me ngadal,Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëmDhe si një vojtje ish fatal Shpesh rrihja shihja i mahnitur,Por asnjëherë s’munda dotQë ta vështroj pa u tronditur,Ta adhuroj pa derdhur lot. Shqipëroi: Petraq Kolevica ObserverKult Lexo edhe: AH, ATA SY TË PAHARRUAR… KË PO E SHIKOJNË TANI? Nga Ivan Turgeniev …Mendoj për ty… shumë kujtime dhe imazhe më dalin para syve, dhe në të gjithat je ti, në të gjitha rrugët e jetës sime të takojë ty… …Muret e holla, dhomat e...