“Puthja e Cubit”, tregim nga Migjeni

“Puthja e Cubit”, tregim nga Migjeni

Tregim nga Migjeni: Puthja e Cubit Edhe një prandverë ka ardhë. Prandvera e 17-të për Dilen, e cila, e shtrime në bar, ndjeu se ka taman, as më pak as më tepër se 17 vjet.– Nano! Sa vjet kam? – pyeti nanën në shtëpi.– Tashti i mbushë 17, bijo! – I tha nana me një dorë n’ijë e me tjetrën mbi sy, për m’u mprojtë nga rrezet e diellit.Edhe Dila, e shtrime në bar, ndjeu se ka taman 17 vjet. Ashtu e shtrime, shikon qiellën e kaltërt dhe ndigjon cingaret, një të dashit të grigjës ma e hollë, dhe tjetra e lopës me za ma të trashë. Çohet herë herë e shikon bagtinë dhe prap shtrijet, me një dëshirë të vokët në gji. Sa fort...