Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Berisha është një i “vdekur i pakallur”/ Opozita e copëzuar, reagon ashpër analistja: Ai ka njerëz për të shpërblyer
Partia Demokratike ka nisur pazarin ende pa nisur sesioni i ri parlamentar. Sali Berisha ka hapur “thesin e plaçkës së tregut” dhe po gostit me deputetë aleatët politikë të tij, me qëllimin që në Kuvend të formohen tre grupe parlamentare. Në narrativen e tij, Berisha beson se kjo është forma me të cilën do t’i bëjë ballë mazhorancës aktuale, e cila në fakt sa i përket numrave në Kuvend nuk duket aspak e kushtëzuar nga PD për të miratuar ligje. Analistja Brizida Gjikondi e ftuar në një studio televizive, u shpreh se krijimi i tre grupeve parlamentare është një hipokrizi e pastër e Sali Berishës. Ajo shtoi se shqiptarët janë lodhur me pazaret e Berishës, të cilat shkojnë në favorin e tij dhe në kurriz...