Kancelari gjerman: Veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, të papranueshme

Kancelari gjerman: Veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, të papranueshme

Kancelari gjerman Friedrich Merz i cilësoi sulmet e fundit të ushtrisë izraelite në Gaza si “të papranueshme”, ndërsa kritikoi përdorimin joproporcional të forcës kundër palestinezëve dhe rritjen e viktimave civile. Pas takimit të tij me kryeministrin belg Bart De Wever, kancelari Merz mbajti konferencë të përbashkët për media në Berlin. Merz shprehu shqetësim për vendimin e qeverisë izraelite për të zgjeruar operacionin e saj ushtarak në Gaza dhe tha se ata kanë frikë nga vdekjet e mëtejshme të civilëve. “Ajo që po bën qeveria izraelite atje dhe ajo që po bën ushtria izraelite për të zbatuar vullnetin e qeverisë izraelite është e papranueshme. Incidenti i djeshëm (sulmi i Izraelit ndaj një spitali në Gaza) hedh hije të rëndë mbi veprimet plotësisht të drejta kundër Hamasit”,...