Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
SHBA i anulon vizën ministrit brazilian të Drejtësisë
Një tjetër përplasje diplomatike mes Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara ka shpërthyer pasi presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva deklaroi se ministrit të Drejtësisë, Ricardo Lewandowski, i është revokuar viza amerikane, një lëvizje që e cilësoi si “të papërgjegjshme” nga Uashingtoni. Duke folur gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar, Lula shprehu “solidaritet të plotë” me ministrin e tij, duke theksuar se vendimi për revokimin e vizës është një akt i papranueshëm ndaj një përfaqësuesi të lartë të shtetit brazilian. “Kjo nuk është vetëm një fyerje ndaj ministrit Lewandowski, por ndaj të gjithë sistemit gjyqësor brazilian”, tha Lula. Mediat ndërkombëtare e lidhin këtë zhvillim me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Brazil ndaj ish-presidentit Jair Bolsonaro (2019–2022), i cili akuzohet për përpjekje për grusht shteti...