Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rrezikoi të përplasej me makinën e policisë, arrestohet shqiptari, brenda mjetit iu gjet kokainë
Një turist shqiptar, që ndodhej në Itali për pushime, u arrestua në qytetin e Ternit pasi u kap duke trafikuar kokainë. Karabinierët vunë re lëvizjet e dyshimta të të riut gjatë qarkullimit me makinën e marrë me qira dhe vendosën të kontrollonin mjetin. Gjatë kontrollit u gjetën 28 doza kokainë me një peshë totale prej rreth 18 gramësh, si dhe një shumë prej afërsisht 1,000 eurosh, që u sekuestruan. Arrestimi ishte i vështirë, pasi për pak sa nuk u shkaktua një aksident me patrullën, por situata u menaxhua në kohë dhe makina u bllokua. 21-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg. Gjyqtari miratoi urdhërin për të ndaluar qëndrimin e tij në rajonin e Umbrias, ndërsa autoritetet italiane kërkojnë edhe dëbimin e tij nga vendi.