Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Deputeti më i vjetër, Berisha refuzon të hapë Kuvendin e ri
Sali Berisha TIRANË- Seanca e parë do të jetë thjesht konstituive, pa debat dhe pa agjendë. Ajo drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, që i takon Sali Berishës, që është 81 vjeç. Por në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, Berisha ka vendosur të refuzojë privilegjin që ia njeh rregullorja e Kuvendit. “Një parlament jo legjitim nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund t’i bëj vendit tim një antishërbim të tillë. Harroje. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, por ky nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare,” tha Berisha. Seanca pritet të hapet nga Tritan Shehu ose Vasil Llajo i PS-së. Më pas Kuvendi verifikon mandatet dhe 140 deputetët e rinj bëjnë...