Kosovë/ Ndërpritet seanca, s’ka konstituim të Kuvendit

Kosovë/ Ndërpritet seanca, s’ka konstituim të Kuvendit

Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar të enjten prej orës 11:00. Deputetët, në seancën e sotme përkundër zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve nga tri partitë e mëdha shqiptare, si dhe atë nga komunitetet jo serbe, dështuan ta zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb.Pas disa dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e nënkryetarit nga deputetët e Listës Serbe, përmes shortit dështoi të zgjedhet nënkryetar edhe deputeti tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, i cili është kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, parti tjetër nga Lista Serbe.Rashiq mori vetëm 55 vota për, një deputet ishte kundër, kurse shtatëmbëdhjetë sosh abstenuan. Ndërkaq, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim fare në momentin e votimit të nënkryetarit nga komuniteti serb.Sot, gjatë ditës,...