Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Në prag të krizës së radhës – Kush mund ta qeverisë Francën?
Kryeministri i Francës, François Bayrou, i merr parasysh të gjitha duke vënë në dispozicion të ardhmen e tij politike. Në një konferencë shtypi ai deklaroi, se më 8 shtator do t'i paraqesë parlamentit kërkesën për votëbesim. Me këtë synon të krijojë qartësi, tha Bayrou. Ai i ka kërkuar pesidentit, që të thërrasë seancën e jashtëzakonshme parlamentare. "Pas deklaratës qeveritare do të kërkojë votëbesimin", tha Bayrou. "Me këtë synohet çështja thelbësore, nëse ka rrezik për kombin – nëse duhet vepruar urgjentisht – dhe për të gjetur një rrugë, për t'i shpëtuar së keqes, në mënyrë që ne t'i kemi nën kontroll financat tona. Barra e interesave pjesa më e madhe në buxhet Gjatë gjithë verës Bayrou ka paralajmëruar, se Franca duhet të kursejë masivisht. Shumë shpejt qysh në korrik për...