Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, nuk zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Shkak është bërë moszgjedhja e nënkryetarit nga radhët e listës serbe, Sllavko Simiqin. Ky është dështimi i tretë për votimin e Simiqin si nënkryetar, pasi ka arritur të sigurojë vetëm 10 vota, 9 nga Lista Serbe dhe një nga Adem Hoxha nga komuniteti goran. Ndërkohë në seacën e sotme u zgjodh kryeparlametari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, dhee nënkryetarët. Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Ndërkohë nga rradhët e komunitetit joshumicë jo serbe është zgjedhur Emilia Rexhepi si nënkryetare e Kuvendit. Kuvendi i Kosovës konsiderohet i pakonstituar, pasi bazuar në Kushtetutë e Rregullore të parlamentit, kuvendi konstituohet...