“S’ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhje”/ Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, Ambasadori Gjerman: Pata…

“S’ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhje”/ Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, Ambasadori Gjerman: Pata…

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka folur për mediat pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës. Rohde para gazetarëve është shprehur se nuk po sheh zgjidhje institucionale. Sipas tij ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës. “Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde. Ai tha se kjo situatë në të cilën ndodhet vendi është e keqe pasi po rrezikohen fondet e jashtme. “Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, tha ambasadori Rohde. Seanca u ndërpre për të vijuar sërish të enjtën...