Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Gjendet pa shenja jete një person në veriun e Mitrovicës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Sot rreth orës 14:30, një trup i pajetë është zbuluar në një banesë që ndodhet pranë qendrës së paraburgimit në pjesën veriore të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Sipas Elshanit, personi i ndjerë banonte i vetëm dhe ishte i njohur për autoritetet si përdorues i substancave narkotike. “Rreth orës 14:30 kemi marrë njoftim për një trup të pajetë në një banesë në afërsi të qendrës së paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se bëhet fjalë për një person pa shenja jete. Shkaqet e vdekjes do të sqarohen pas mbërritjes së Mjekësisë Ligjore”, u shpreh Elshani.