Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Emisari i BE vizitë në Beograd, Vuçiç: Asociacioni të jetë detyrim për vazhdimin e dialogut
“Dialogu të kthehet te parimet themelore mbi të cilat bazohet, kryesisht në detyrimin për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe, si dhe për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve tanë në Kosovë”, shkruan Vuçiç në një deklaratë pas takimit. Shqetësimi tjetër që ngriti ishte ai i ndalimit të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet lokale. “Politika jonë është një politikë paqeje, e përkushtuar fuqimisht në kërkimin e zgjidhjeve kompromisi përmes dialogut, por edhe në një luftë vendimtare dhe të përgjegjshme për të ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare”, theksoi presidenti serb. Ai deklaroi se vetëm me respekt të ndërsjellë, përgjegjësi të qartë dhe zbatim të plotë të asaj që është rënë dakord mund të flitet për stabilitet të vërtetë për të gjithë rajonin. Sorensen është takuar...