Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension pleqërie kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se sigurimi vullnetar mund të kryhet për vitin aktual, për periudha të kaluara, ose për më shumë të ardhura. Sipas ISSH-së sigurimi kryhet përmes pagesave mujore, tremujore ose vjetore duke bërë të ditura edhe pagesat, ndërsa për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje. Nga sigurimi vullnetar përjashtohen ata që kanë përfituar nga skema e sigurimit të detyruar, si edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxhetit i shtetit. Njoftim i ISSH-së Kanë të drejtë të paguajnë SIGURIM VULLNETAR shtetasit shqiptarë të cilët kanë plotësuar moshën 18 vjeç deri në arritjen...