Ekspozitë artistike në Prishtinë në nder të 115-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës

Ekspozitë artistike në Prishtinë në nder të 115-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës

Në kuadër të shënimit të 115-vjetorit të lindjes së shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, në sheshin që mban emrin e saj në Prishtinë është hapur një ekspozitë artistike që bashkon mbi 30 artistë nga rajoni. Kjo ngjarje kulturore është organizuar nga organizata “Artistë për Artistë” në bashkëpunim me organizatën “Shqiptaria”, duke sjellë një atmosferë reflektimi dhe nderimi për figurën e humanistes së njohur botërisht. Ekspozita ka mbledhur artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të cilët kanë kontribuar me vepra të ndryshme artistike. Ndonëse ngjarja është organizuar për nder të Nënës Terezë, tematika e ekspozitës ka qenë e lirë, duke u lënë hapësirë krijuesve të shprehin lirshëm idetë e tyre. Kryetari i organizatës “Artistë për Artistë”, Veton Gucia theksoi...