Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë/ Evakuohen banorët në panik, banesat e tyre në rrezik
Rreth orës 12:45, në fshatin Markatomaj, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Z. B. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë vendosur perimetrin e sigurisë, kanë evakuuar banorët e banesave përreth dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve. Për shkak të rrezikut, u devijua qarkullimi i automjeteve, në rrugën e vjetër. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.